Albania

map-albania

SHUKALB dhe SHUKOS organizojnë Trajnimin e parë të Trajnerëve dhe Trajnimin e Përdoruesve në kuadër të projektit “Menaxhimi i Aseteve – Shërbime Këshillimore për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime”

SHUKALB dhe SHUKOS organizojnë Trajnimin e parë të Trajnerëve dhe Trajnimin e Përdoruesve në kuadër të projektit “Menaxhimi i Aseteve – Shërbime Këshillimore për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime”

SHUKALB dhe SHUKOS zhvilluan Trajnimin e Parë të Trajnuesve për stafin e tyre dhe Trajnimin e parë të Përdoruesve për stafin e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në kuadër të projektit ” Menaxhimi i Aseteve – Shërbime Këshillimore për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime”, të dyja të mbajtura më 26-29 Mars 2019, në Hotel Mondial, në Tiranë.

>>>

SHUKALB organizon workshopin e parë të projektit “Shërbimet Këshillimore për Menaxhimin e Aseteve për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindore”

SHUKALB organizon workshopin e parë të projektit “Shërbimet Këshillimore për Menaxhimin e Aseteve për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindore”

Më 26 shkurt, në Rogner Hotel Tirana, SHUKALB organizoi workshopin e parë për nisjen e projektit “Shërbimet Këshillimore për Menaxhimin e Aseteve për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindore” për shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri dhe Kosovë.

>>>

Pilotimi i parë i suksesshëm i kursit të mësimit në distancë nga SHUKALB

Pilotimi i parë i suksesshëm i kursit të mësimit në distancë nga SHUKALB

SHUKALB ka zbatuar me sukses, për herë të parë në historinë e tij të zhvillimit dhe ofrimit të trajnimeve, një kurs të mësimit në distancë mbi “Udhëzimet praktike për anëtarët e Këshillit të Administrimit të shoqërive aksionare ujësjellës kanalizime”.  Kursi i trajnimit pilot i mësimit në distancë u zhvillua dhe u zbatua në kuadër të projektit të financuar nga USAID, “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit në Shqipëri” me mbështetjen e përbashkët të projektit të lartpërmendur, si dhe të grant projektt të financuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë në Basenin e Lumit të Danub (IAWD).  Përveç kësaj, IAWD i siguroi SHUKALB-it një hapësirë në Akademinë e Partneritetit të Danubit (D-LeaP), ku u zbatua kursi i trajnimit të mësimit  në distancë.

>>>

SHUKALB dhe SHUKOS Organizojnë workshopin e parë të programit Efiçenca Komerciale të D-LeaP

SHUKALB dhe SHUKOS Organizojnë workshopin e parë të programit Efiçenca Komerciale të D-LeaP

SHUKALB dhe SHUKOS nisën programin Efiçenca Komerciale të D-LeaP me zhvillimin e workshopit të parë, të mbajtur më 12 dhe 13 prill në ambientet e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Korçë (UK Korçë).

Workshopi u drejtua nga ekspertja e sektorit, Elia Pendavinji, Drejtoreshë Tregtare, UK Korçë, në bashkëpunim me Ing. Vangjush Lubonja, Menaxher i rjetit shpërndarës, UK Korçë, dhe u ndoq nga përfaqësuesit e shoqërive ujësjellës kanalizime, pjesëmarrëse në program, të Vlorës, Sarandës, Përmetit dhe Prishtinës.  Workshopi u asistua nga stafi i Partnerit Teknik te programit, Valu Add Management Services.

>>>

Partneriteti i Studimit të Danubit (D-LeaP) bashkon shoqatat kombëtare ujësjellës kanalizime të rajonit të Danubit për të ofruar një gamë programesh gjithëpërfshirëse për ndërtimin e kapaciteteve për shoqëritë ujësjellës kanalizime pjesëmarrëse për të mundësuar shërbime të qëndrueshme për ujë dhe kanalizime për të gjithë.